Policia ka vënë në pranga 19-vjeçarin me iniciale E.K pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.
I riu është ndaluar në pikën Kufitare të Morinës dhe mbi të rëndojnë akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç.
Njoftimi i policisë: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.



