
Polici i burgjeve i cili i dha celularin e tij kryebashkiakut Erion Veliaj teksa e shoqeronte për në prokurori ka zbuluar detaje nga biseda. Sipas efektivit Veliaj foli me familjarët dhe u kërkoi që për të shpëtuar nga burgu të vinin në zbatim planin B, që ishte futja në listën e deputetit.



