Kultivuan kanabis në banesë, shqiptarët u fshehën në oxhak për t’i shpëtuar policisë angleze

Kultivuan kanabis në banesë, shqiptarët u fshehën në oxhak për t’i shpëtuar policisë angleze

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në banesën ku ai jetonte në Bradford. Pas kontrollit të bërë nga policia, shqiptari E. Roci u gjet fshehur brenda një oxhaku të ndërtesës. Ndërsa më herët, efektivët e policisë i sekuestruan rreth 500 bimë kanabis.

Kur hynë brenda banesës, oficerët gjetën një pije të ngrohtë në tavolinë dhe një celular në karikim. Më pas ata vunë re një të çarë të dyshimtë që i fuste në një hyrje tjetër në ndërtesë. Atje gjetën një 27-vjeçar tjetër shqiptar. E. Kotorri u kap në dhomën e ndenjes.

Tek pjesa e tij ishin vendosur 350 rrënjë, ndërsa tek e shqiptarit tjetër 180. Fitimet do të ishin marramendëse nëse droga do të dilte në treg, rreth 500 mijë paund. Shqiptarët, të cilët qëndronin pa dokumente në Britani, pranuan fajësinë. Të dy ata u dënuan me 20 muaj burg dhe pas vuajtjes së dënimit do të deportohen në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy