Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin e Beratit. Familjarët kanë denoncuar mjeken e fëmijës për pakujdesi. Policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekes Sh. K.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.01.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Sh.K 65 vjeçe, banuese në Berat, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia A.D 41 vjeçe, banues në Berat, dyshohet se fëmija e saj E.D, 3 vjeçe, ka gjetur vdekjen prej shërbimit të pakujdesshëm të mjekes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.



