Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës.
Një nga automjetet e përfshira në aksident ka përfunduar në kanal, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



