Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Bregu: Viktima s’ka qenë person problematik, motivet do zbardhen shpejt

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër/ Bregu: Viktima s’ka qenë person problematik, motivet do zbardhen shpejt

20-vjeçari Pavlin Preka nga fshati “Guci e Re” e Shkodrës është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës. Trupi është gjetur nga xhaxhai i tij, ndërsa ka dyshime se i riu është qëlluar disa ditë më parë.

Në lidhje me këtë vrasje, Sokol Bregu në ‘MCN Live’ u shpreh se viktima nuk ka qenë person problematik, por zona ku ka vrasja ka ndodhur njohët si e tillë.

Ai tha se janë parë të gjitha pistat e hetimit, ku mendohet se kryesorja mbetet informacioni për parcelat me kanabis.

Sipas tij  motivet e ngajrjes do të zbardhen shumë shpejt dhe pse identifikimi i autorëve mbete i vështirë për shkak se në zonë mungojnë kamerat.

Në përgjithësi e gjithë Shqipëria duket se ka një rritje të numrit të vrasjeve, Shkodra në veçanti pavarësisht se ka menduar se do kishte krime që lidhen me grupet kriminale në fakt ka ndodhur e kundërta sepse ka një numër të lartë vrasjesh që kanë lidhje me krimin e organizuar.

E dyshojë se duhet të jetë e tillë, zona ku është kryer vrasja meqenëse personi në fjalë s’ka pasur konflikte e debate, apo ka një qasje për kultivimin e bimës narkotike. Gjëja e parë që policia meqë nuk ka konflikte ishte që mund të ketë parë apo ka informacione për parcela me kanabis.

Nuk besoj se do jetë e vështirë zbardhja e kësaj ngjarje, ndoshta vështirë do jetë kapja e autorëve por si zbardhje e motivit të ngjarjes mund të jetë çështje ditësh.

Vazhdon të jetë e vetmja zonë në Shqipëri ku dhe pse policia mund të ketë dëshirë për të shkatërruar parcelat me kanabis mbetet e vështirë për ta bërë atë.

Janë duke u parë të gjitha pistat duke qenë se është gjetur dhe telefoni i viktimës, por ajo që di është fakti se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet vetë. Mund të duket si vrasje që i përket krimit të organizuar por në fakt është një vrasje ndryshe dhe do zbardhet shumë shpejt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy