Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë/ Identifikohet viktima e dytë

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë/ Identifikohet viktima e dytë

Është identifikuar edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik, mëngjesin e sotëm në Durrës.

Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar.

Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në  Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë. Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01 e 15, ndërsa  dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy