Detaje nga makina e djegur në Bilisht, i përket personit të akuzuar nga Deizi Arapi

Detaje nga makina e djegur në Bilisht, i përket personit të akuzuar nga Deizi Arapi

Mësohet se makina e djegur gjatë orëve të natës në Bilisht i përket shtetasit Marsel Buqo, punonjës në një karburant në këtë qytet.

Sipas burimeve, Buqo është shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë. Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme. Sjellim në vëmendje që 27- vjeçares i është djegur dy herë makina. Dy muaj më parë ajo u arrestua pasi u konfliktua me policinë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

Sot në njoftimin e policisë thuhet: “Gjithashtu rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip ‘Volksvagen’ në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy