Bordi i Kullimit në Fier, ka urdhëruar ndërprerjen e pnimeve nga firma kontraktore, për rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, pasi kanë gjetuar aty një sasie municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë.
“Nga informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë verejtur municione luftarake si, si granata dhe fishekë. Në rrugë telefonike kemi orientuar firmën zbatuese që të bëjë pezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës. Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerezëve të zonës përreth, kërkojmë ndihmën e specilisteve që janë në varesine e dikasterit tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thuhet në shkresën dërguar Drejtorsë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.



