Priste dru ilegalisht, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Priste dru ilegalisht, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në fshatin Tragjas, kanë kapur në flagrancë duke prerë dru në kundërshtim me ligjin, shtetasin A. F., 39 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë, me vendimin e datës 07.11.2023, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy