“Pse e nxorre thikën, apo për presion?”/ Pyetja që i kushtoi jetën adoleshentit në Gramsh

“Pse e nxorre thikën, apo për presion?”/ Pyetja që i kushtoi jetën adoleshentit në Gramsh

Stiven Murati, një nga adoleshentët e arrestuar për vrasjen e 16-vjeçarit në Gramsh, ka treguar për hetuesit bisedat e fundit me bashkëmoshatarët e tij dhe si “sqarimi” degradoi në vrasje.

DËSHMIA E PLOTË:

Shetasi Stiven Murati, ka deklaruar se është nxënës i shkollës “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë, Bashkia Gramsh. Sot datë 16.06.2023 pasi kanë mbaruar mësimin rreth orës 13:00 bashkë me shokët e tij Xhonatan Cekrezi dhe Orgito Çarçiu, jemi nisur për në qytetin e Gramshit me makinën e profesor Erjol Bici dhe pasi kanë zbritur te vendi i quajtur stacioni i autobuzave, ku janë nisur në drejtim të shkollës “Asllan Shahini”, ku i priste shoku i tyre Ergi Karaj sepse para dy ditësh kishin vendosur që të shkonim për të sqaruar një konflikt me një grup djemsh nga lagja “Sporti” me të cilët ishte zënë Xhonatani me Orgiton. Para se të niseshin për në Gramsh, kishin marrë me vete thika dhe doreza, ku ai kishte një dorezë ngjyrë gold, Xhonatani kishte një thikë të vogël, Orgito kishte një dorezë ngjyrë gold dhe një thikë flutur. Kur kanë arritur afër shkollës kanë parë një grup djemsh nga të cilët deklaron se nuk njihte asnjë, por di vetëm që njeri prej tyre quhej Qetësor sepse këtë fakt ia kishte thënë Orgito. Më pas kanë parë Ergin, i cili ishte ulur të stolat. Sapo Ergi i ka parë ata, ka veshur dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me Orgiton”. Ndërkohë Orgito po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thënë “pse e nxorre thikën, apo për presion”, dhe e shau Ergin, ndërsa Ergi ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa atij i ka ardhur një djalë tjetër, i cili e ka gjuajtur me grusht në bark dhe ai i është kundërpërgjigjur po me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment ka parë Ergin, i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar. Më pas, deklaron se ka kapur Ergin dhe i ka thënë “hajde, çfarë bën ashtu” dhe janë larguar me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës i ka treguar thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke më thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Kanë qenë duke ikur anës lumit që të dilnin te rruga, kur ka shkuar policia dhe i ka kapur pa daleë në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy