“Veliaj”/ Cakrani: Avokatët nga SHBA paguhen 5 mijë euro për një orë konsulencë, kush i paguan (VIDEO)

“Veliaj”/ Cakrani: Avokatët nga SHBA paguhen 5 mijë euro për një orë konsulencë, kush i paguan (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, ardhjen e avokatëve amerikanë për çështjen e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e sheh si show, për shkak se nuk kanë asnjë mundësi që të ushtrojnë funksionin e tyre në Shqipëri.

Ai tha për MCN Live se bëhet fjalë për avokatët e një studioje prestigjoze në New York me paga shumë të larta, dhe se konsulencat i kanë nga 2600 euro deri në 5 mijë euro ora.

Ata i japin konsulencë një klienti që akuzohet për korrupsion, kush i ka dërguar këta nga New Yorku në Tiranë dhe kush i paguan?

Kjo është një punë koti se nuk e njohin ligjin shqiptar, i cili nuk ka pikë lidhje me atë të SHBA.

Avokatët e huaj nuk mund ti mbrojnë klientët e tyre në Shqipëri se ligji për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë nuk ua jep këtë mundësi, duhet të njehsojnë diplomën.

Kjo përveçse një show nuk ofron asgjë.

Kujtoj se edhe për zotin Beleri erdhën dhe avokatë nga Europa edhe ata thjesht bënë atë show-n në burgun e Fierit dhe u larguan.

Është e kotë kjo puna me avokatë të huaj që të thuash se ky po bën namin.

Ndërsa për kërkesën e bashkëshortes së Veliaj, Ajola Xoxa për heqjen e sekuestrove të llogarive bankare, Cakrani shprehet se është shumë vështirë që gjykata të pranojë një kërkesë të tillë, kur bëhet fjalë për një hetim për korrupsion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy