Dëmet nga tërmeti/ Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave

Dëmet nga tërmeti/ Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtimin e banesave

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Turanë, Christian Steiner.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara. Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës. Partner zbatues i kësaj marrëveshjeje është Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për kontributin e Austrisë.

“Mirënjohje për Austrinë që siç ka qenë gjithnjë mbështetëse e Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe kësaj radhe ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma materiale në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, ndërkohë që veç kontributit në kuadër të BE, dhuron vetëm pas 1 jave, 600,000 € për rindërtimin e banesave”, tha Xhaçka.

Projekti ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy