Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 38-vjeçare, u arrestuan nga policia greke në Kallithea, nën akuzën e trafikut të drogës.
38-vjeçarit iu gjet kokainë e ndarë në 10 pako gati për tu shitur si dhe dy pako me kanabis të papërpunuar.
Ndërkohë 30-vjeçarit iu gjetën në shtëpi 3 pako me kokainë. Shqiptari i moshës 38-vjeçare, siç raportojnë mediat greke, gjatë shpërndarjes së drogës përdorte një motor me kuti si ato që shpërndajnë picat, për të shmangur kontrollin dhe arrestimin.
Edhe më parë shqiptari i arrestuar, rezulton me precedentë të ngjashëm. Në total dy shqiptarëve iu gjet dhe sekuestrua 1936.5 gramë kokainë, 1880 gramë kanabis i papërpunuar, një shumë parash afërsisht 443 mijë euro, 3 peshore elektronike, një makinë, një motor, 2 celularë dhe një kuti nga një kompani shpërndarëse ushqimore.



