
Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, një vajzë 4-vjeçare dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj, bën të ditur Policia në Lezhë.
Pas ngjarjes, e mitura është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi gjendja e saj mund të kërkojë vëmendje të kujdesshme.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident.



