Makina përplaset me kamionin në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

Makina përplaset me kamionin në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të enjte  në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", ku kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor. 

Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy