Hetohen pasuritë e patundshme në Shqipëri të “Eskobarit të Ballkanit”

Hetohen pasuritë e patundshme në Shqipëri të “Eskobarit të Ballkanit”

Dy procedime penale ka regjistruar Prokuroia e Krimeve të Rënda ndaj Klement Balili, i konsideruar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Pa kaluar shumë ditë nga mbërritja e dosjes prej 10 mijë faqesh, burimet thanë se akuza shqiptare regjistroi procedimin penal për veprat e grupit të strukutruar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Ndërkohë, thuhet se është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit Antimafia për pasuritë e 43-vjeçarit, ish-drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, i cili ndodhet në arrati. 

Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë e Klement Balilit dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. 

Për shkak të dosjes me një volum prej 10 mijë faqe, prokurorët nuk shpjegojnë se kur do t’i drejtohen gjykatës për masë sigurie ndaj Balilit, i cili rezulton sipas  sistemit  TIMS se në 22 mars ka kryer një udhëtim njëditor në Malin e Zi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy