Një person i dënuar për trafik droge në Itali, është vënë në prangat e policisë në zonën e Manminasit.
Si rezultat i bashkëpunimit me policinë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”, gjatë të cilit është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.
51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10 janar 2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.



