Katedralja Notre Dame anulon meshën e Krishtlindjes për herë të parë në 200 vjet

Katedralja Notre Dame anulon meshën e Krishtlindjes për herë të parë në 200 vjet

Katedralja Notre Dame nuk ishte në gjendje të mbajë meshën në prag të Krishtlindjes për herë të parë në më shumë se 200 vjet pasi një zjarr shkatërroi strukturën e saj në prill të këtij viti.

Në vend të kësaj, katolikët francezë u mblodhën në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois, disa qindra metra larg nga monumenti i Parisit, për një shërbim të kremtuar nga rektori i katedrales Patrick Chauvet, raporton theGuardian.

"Nuk është e njëjta ndjenjë por është ende një meshë e Krishtëlindjes," tha 16 vjeçarja Juliette, e cila kishte bërë udhëtimin 700 km (435 milje) nga Aix-en-Provence me familjen e saj.

Gjatë historisë së Francës, në këtë katedrale, festat janë kremtuar edhe në kohërat më të errëta të vendit, përfshi luftërat, përjashtuar kohën e Revolucionit.

Ndërkohë, vijon puna për rindërtimin e saj dhe sikurse ka deklaruar Presidenti Macron, ai do të zgjasë për 5 vjet me një kosto të mbledhur prej gati 1 miliard eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy