Kultivim lëndësh narkotike/ Arrestohen tre shtetas, në kërkim dy të tjerë në Elbasan

Kultivim lëndësh narkotike/ Arrestohen tre shtetas, në kërkim dy të tjerë në Elbasan

Policia e Elbasanit, mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga tre shtetas për kultivim të të lëndëve narkotike cannabis sativa. Ndërsa ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë.

Bëhet me dije se shtetasit e arrestuar Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Federik Gaçi 47-vjeç, pasi tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Shtetasit L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, janë shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy