
Gjatë fundjavës së shkuar, policia arrestoi 22 drejtues mjetesh, pezulloi 94 leje drejtimi, si dhe ka vendosur 4671 masa administrative.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, policia ka ushtruar në të gjithë vendin kontrolle duke përdorur radar, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë Rrugore.
“Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa Leje Drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kontrollet kanë vijuar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara, qarkullim në sens të kundërt, shkelje të cilat ndëshkohen me tërheqje të Lejes së Drejtimit Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 197 drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.



