Prishi qetësinë publike/ Procedohet penalisht menaxheri i një lokali në Golem

Prishi qetësinë publike/ Procedohet penalisht menaxheri i një lokali në Golem

Shërbimet e Policisë në Kavajë bazuar në njoftimet e adresuara nga qytetarët për prishje të qetësisë publike, kanë konstatuar një  lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar, shkelje e cila përbënte shqetësim për banorët.

Komisariati i Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në lokal, për të ndaluar vijimin e muzikës dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për menaxherin e lokalit, shtetasin K. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve të zbatojnë me rigorozitet orarin e ndalimit të muzikës pasi nuk do tolerohet asnjë rast dhe fton qytetarët të denoncojnë raste të prishjes së qetësisë publike duke ju garantuar ndërhyrje të menjëhershme konform ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy