Zhdukja e shefit të antidrogës, ministri malazez: Shpresoj të jetë gjallë!

Zhdukja e shefit të antidrogës, ministri malazez: Shpresoj të jetë gjallë!

Teksa kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e shefit të antodrogës për Ulqinin, ende nuk ka asnjë gjurmë të tij edhe pse autoritetet malazeze dhe ato shqiptare po kryejnë kërkime në gjithë territorin ku ai dyshohet të ketë humbur gjurmët.

Kërkimet për gjetjen e 54-vjeçarit Rudolf Elezoviq po kryhen në të dy anët e kufirit shqiptaro-malazez, ndërsa zhdukja e tij është diskutuar edhe në parlamentin në Malin e Zi ditën e sotme. Deputeti Dejan Gjurovic, pyeti Ministrin e Brendshëm Sergej Sekulović në Parlament se si është e mundur që një zyrtar i lartë të zhduket dhe ende të mos ketë asnjë të dhënë mbi të.

Shpresoj se kjo do të jetë çështja e fundit në Mal të Zi dhe se lufta nuk do të lëvizë nga një qytet në tjetrin dhe se me miratimin e ligjit të ri do të bëni gjithçka për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Bëni gjithçka për të sjellë paqe në Malin e Zi” tha Gjuroviç.

Ministri i Brendshëm u përgjigj duke thënë se ka dijeni për rastin, për të cilin ka njohuri të caktuara operacionale që nuk mund t’i ndajë. “Shpresoj që është gjallë. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i them ato tani”, theksoi Sekuloviov.

Nga ana tjetër, hetimet për këtë ngjarje po kryhen edhe nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës në vendin tonë, pasi dyshohet që 54-vjeçari ka qenë në territorin shqiptar në momentin kur ka humbur gjurmët e tij. Sipas mediave malazeze, burimet tregojnë se shefi i antidrogës ka qenë duke hetuar një çështje të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës.

Policia malazeze dyshon se zhdukja e tij mund të jetë organizuar nga persona të mafies malazeze në bashkëpunim me shqiptarët. 54-vjeçari bisedën e fundit me telefon e ka pasur me një familjar ku mësohet se i ka thënë se do të shkonte me varkë në Shkodër për një punë.

Sinjali i fundit i telefonit është regjistruar në një zonë mes fshatit Pentar të Shqipërisë dhe Fraskanjel të Malit të Zi, që ndahen nga lumi Buna. Mësohet se denoncimin e ka bërë bashkëshortja e tij, më pas policia dhe prokuroria e Ulqinit nisën hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy