
Një 35-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi është konstatuar duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Burime policore bëjnë me dije se 35-vjeçari është identifikuar si K.S., dhe është banues në Kamëz.
Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin duke transportuar me automjetin e tij “Benz”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



