Disa kohë nga dalja e skandalit të mashtrimit me TVSH-në e fitimeve të kromit, Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar 2 nga të akuzuarit kryesorë të kësaj skeme mashtrimi. Mehmet Dauti dhe Sokol Nasufi u prangosën, pasi akuzohen se nuk kanë paguar TVSH në vlerën e 40 milionë lekëve.



