“Panairi i Verës" në Berat/ Begaj: Një festë e vërtetë e verës shqiptare!

“Panairi i Verës" në Berat/ Begaj: Një festë e vërtetë e verës shqiptare!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj vizitoi sot “Panairin e Verës”, të çelur ne qytetin e Beratit me pjesëmarrjen e prodhuesve shqiptarë të verës të ardhur nga brenda dhe jashtë vendit.

Kreu i Shtetit bisedoi me autoritetet lokale dhe sipërmarrësit e pranishëm në panair, të cilët i përgëzoi për nismat e promovimit të verës dhe produkteve të tjera vendase.

 Një organizim perfekt do të thoja, për faktin që ky panair vere nuk është vetëm me pjesëmarrjen e kantinave të qarkut të Beratit por siç e pashë edhe nga prezenca, është mbarëshqiptar.

Kemi kantina të rajoneve të tjera të Shqipërisë, kemi kantina të Kosovës, kemi dhe kantinë vere arbëreshe.

Është kënaqësi për mua të shoh gjithë këto modele biznesi të suksesshme të cilët mundësojnë shumë, jo vetëm për promovimin e tyre, por edhe për një lloj promovimi të turizmit, të turizmit të qëndrueshëm.

Ata ndihmojnë komunitetin e zonës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, por ruajnë dhe traditën, vlerat dhe trashëgiminë që ne kemi pasur në këtë prodhim.

Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Berat vizitoi edhe disa kantina vere të njohura të zonës, të cilat i konsideroi shembull të suksesit të ardhur përmes një punë e përkushtimi të lavdërueshëm, që i kanë mundësuar atyre të krijojnë një emër edhe përtej Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy