Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 58-vjeçar me iniciale K. Xh., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.



