Berat/ Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 2 persona, sekuestrohen mbi 4 kg kanabis

Berat/ Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 2 persona, sekuestrohen mbi 4 kg kanabis

Policia e Beratit ka arrestuar dy shtetas dhe ka sekuestruar mbi 4 kilogramë kanabis, duke goditur dy tentativa për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe Moravë.

 

Ky është rezultati i dy fazave të operacionit të koduar “Perimetri”, i cili erdhi pas një hetimi proaktiv me metoda operative në bashkëpunim me Prokurorinë. Policia ka sekuestruar mbi 4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash dhe 2 celularë.

 

Gjatë aksionit u prangosën shtetasit A. G., 46 vjeç, të cilit, në banesë në Kuçovë, iu gjetën 3.95 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë, në doza), që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Kuçovë.

 

Ndërkohë u vu në pranga edhe shtetasi G. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit dhe të DVP Berat, ku gjatë kontrollit iu gjetën me vete dhe në banesë sasi dhe doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy