Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se autobusi bënte linjën Tiranë-Elbasan.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk raportohet për të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.



