Aksident në Lungomare/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha

Aksident në Lungomare/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. 

Sipas informacioneve nga korrespondentja e MCN, ngjarja ka ndodhur pranë një kalimi për këmbësorë, ku një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën mbi vijat e bardha.
Gruaja e lënduar është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës. Deri tani, nuk është bërë e ditur gjendja e saj shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy