Atentati në Sarandë, kryepolici Hita mbledhje urgjente në qytetin bregdetar

Atentati në Sarandë, kryepolici Hita mbledhje urgjente në qytetin bregdetar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Sarandë pasditen e sotme, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të policisë.

 

Ngjarja e rëndë e ditës së sotme dhe ato të muajve të fundit duket se e kanë detyruar Hitën të mbledhë uniformat blu në qytetin bregdetar pasi situata e krimit ka agravuar.

 

Gjatë analizës, Hita kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara, si dhe një skanim tërësor të situatës operative, nga evidentimi i konflikteve më të mprehta deri te konfliktet më të vogla, identifikimin e personave me precedent, si dhe të kontingjentit kriminal që është në zonë, por edhe atij shëtitës.

 

Nga atentati me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, mbeti i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

 

Në momentin e atentatit, viktima  ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Plumbat e goditën 44-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. 

 

Ndërkohë, nga të shtënat mbeti i plagosur një kalimtar tjetër i rastit Xhevdet Skëndaj, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore. 

 

Viktima njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”, dhe rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

 

Ngjarja ndodhi në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy