Aksidentohen dy automjete në Fier, plagosen 4 persona

Aksidentohen dy automjete në Fier, plagosen 4 persona

Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier Libofshë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, ku janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy