Policia në Milano ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 45 vjeçare, pasi akuzohen për falsifikim.
Gjatë hetimeve, policia vendase ka zbuluar dy banesa ku kryhej falsifikimi i dokumenteve.
Hetimet kanë nisur gjatë muajit gusht të këtij viti, pas arrestimit të një grupi marokenësh që merreshin me prodhimin e çdo lloj dokumenti, duke furnizuar shtetasit e huaj për të kaluar lirisht në shtete të ndryshme të BE-së.
Pasaporta, leje qëndrimi, pulla, printera dhe një sërë sendesh të tjera u sekuestruan nga policia.
Materialet u koksifikuan në dy apartamente të Milanos, ndërsa po zhvillohen hetime të plota rreth rastit.



