Policia e Sarandës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale K. Xh pasi është kapur në flagrancë në pedonalen e qytetit, me përforcues grushti (dorezë metalike), bashkë me dy të mitur, 16 vjeç, të cilët gjithashtu mbanin përforcues grushti (doreza metalike).
Njoftimi: Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë :
K. Xh., 19 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në pedonalen e qytetit, me përforcues grushti (dorezë metalike), bashkë me dy shtetas 16 vjeç, të cilët gjithashtu mbanin përforcues grushti (doreza metalike). Për 2 shtetasit e mitur nisi procedimi në gjendje të lirë. 3 dorezat metalike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qytetit.



