Lëvizte me armë në makinë, arrestohet i riu në Bulqizë

Lëvizte me armë në makinë, arrestohet i riu në Bulqizë

“Krasta” u kodua një operacion i policisë së Bulqizës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte në makinë i armatosur.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte 20-vjeçari, në aksin rrugor Krastë - Bulqizë, shërbimet e policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë. 

Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Ndërkohë për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë Dibër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy