
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, ku një mjet me drejtues shtetasin Emri Cani, 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë makina tip “Honda” me targa greke ka goditur bordurat kufizuese tek Ura e Tapizës dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e dy forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupin nga makina.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



