
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohen për heqje lirie dhe dhunë ndaj dy shtetasve.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Hamit Kamami 27 vjeç, Arben Bilçari, 57 vjeç, dhe Edmond Hoxha, 53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.



