
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 55 vjeç, banues në Prrenjas.
Sipas policisë, ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



