Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur për shkak të një sulmi me thikë në juglindje të Francës, në qytetin Romans-sur-Isere.
Sulmi ndodhi jashtë një furre buke ku klientët po mbanin radhën. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e sulmit.
Mësohet se agresori është arrestuar nga autoritetet.
Policia i tha mediave franceze se burri i arrestuar ishte një azilkërkues 33-vjeçar nga Sudani.



