
Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër, pasi ka plagosur me thikë një 24-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka proceduar penalisht edhe një 18-vjeçar, i dyshuar për moskallëzim krimi.
Konflikti ka ndodhur në prani të disa personave dhe rrethanat po hetohen. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.



