U kap me 4 pako ekstazi, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

U kap me 4 pako ekstazi, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale A.B pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer iu gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

Mbi 33-vjeçarin i cili është banues në Zyrih, rëndon akuza “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë: Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy