Policia dhe IMT aksion për lirimin e plazheve të zaptuara në Durrës

Policia dhe IMT aksion për lirimin e plazheve të zaptuara në Durrës

Ka filluar gjatë ditës së sotme në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazheve.

Ndërhyrja u shtri në zonën e shkëmbit të Kavajës, ndërsa morën pjesë policia bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Aksioni, sipas drejtorit të Policisë Bashkiakë të Durësit, Vasip Çopa, do vazhdojë dhe në ditët në vijim ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet private që zaptojnë hapësirat publike.

„Ne sot kemi ndërmarrë një aksion në bazë të një plani masash të bërë nga bashkia në zbatim të VKM-se per 171për plazhet. Kemi që nga e hëna që merremi me lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare të bashkisë Durrës. Theksoj se do vazhdojmë punën dhe në ditët në vazhdim. Theksoj që të gjithë ato subjekte që vendosin pa leje të beach-bareve, apo çdo objekti tjetër do të merren masa administrative dhe do të largohen nga ana jonë”.

 Javën e ardhshme në këtë zonë pritet të fillojë dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy