
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Durrës-Tiranë, ku një mjet ka përplasur një këmbësore e cila nuk është identifikuar ende.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, e plagosura është dërguar në spital e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në polici është është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet I. S., 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.09.2021, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



