
Një banesë në Krastë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Në këtë banesë jetonte një i moshuar i vetëm, i cili nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr nga stufa e drurëve.
Flakët janë përhapur në gjithë guzhinën duke e djegur komplet dhomën.
Nga flakët fatmirësisht ka shpëtuar, mrekullisht i moshuari i vetëm i cili ka arritur të dalë në kohë jashtë dhe të njoftoj zjarrfikësin të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin.



