Një shqiptar dhe një rumune janë arrestuar nga policia italiane në Torino.
Pas lëvizjeve të dyshimta të tyre, policia ka arritur t’i identifikojë si trafikantë të lëndëve narkotike dhe ka gjetur në një garazh që e kishin nëpërdorim një sasi prej 38 kg marijuanë dhe 1.2 kg kokainë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga është vënë shqiptari nga Vlora, Leart Gjimaraj, 36 vjeç, pa leje qëndrimi në Itali.
Ndërsa e arrestuara tjetër është një 29-vjeçare rumune me emrin Maria Ancuta Zota.



