Naftëtarët e Fierit dhe Kuçovës kanë protestuar kundër vendimit të kompanisë së AlbPetrol për shkurtimin e pagave gjatë kohës së pandemisë.
Sipas naftëtarëve, vendimi është i padrejtë dhe po akuzojnë eprorët se po shkelin të drejtat e punës.
Ata kanë paralajmëruar edhe greva urie.



