
Autoritetet franceze në bashkëpunim me ato holandeze, në kuadër të një hetimi të përbashkët të Encrochat (aplikacion komunikimi që nuk lejon përgjimin), kanë mundur të zbulojnë një laborator ku përpunohej kokainë në qytetin e Roterdamit, në Holandë. Europol raporton se gjatë operacionit ku morën pjesë ekipet e Francës dhe Holandëës, të shoqëruar nga ekipet e tyre SËAT dhe qenë të specializuar anti-drogë, kryen kontrolle orët e para të datës 26 maj në disa banesa në Roterdam dhe Hagë.
Laboratori i drogës u gjet i fshehur në një ndërtesë, ku gjithashtu ndodhej edhe një garazh që përdorej nga kriminelët për të përshtatur mjetet e tyre me vende sekrete për të trafikuar mëë pas lëndën narkotike në të gjithë Europën. Gjatë këtij aksioni u sekuestruan shtatë automjete, ku një prej tyre arrinte vlerën e 110 mijë euro.
Sipas Europol, laboratori i drogës drejtohej nga një grup personash që e shpërndanin lëndën narkotike, më konkretisht kokainën, në të gjithë Europën. Një nga anëtarët e grupit u arrestua në Roterdam, urdhër-arresti i të cilit u lëshua nga Eurojust. Ky operacion është vazhdim i aksionit të autoriteteve franceze, ku më 31 mars 450 oficerë goditën të njëjtin grup kriminal duke çuar në arrestimin e 8 personave.
Një sasi e konsiderueshme kokainë, me vlerë 5 milionë euro u kap në rajonin e Marsejës, aty ku njëkohësisht u kap edhe një sasi kanabisi ku vlera e të cilit arrinte në 3 milionë euro.



