Një hetim i përbashkët Shqipëri dhe Gjermani ka çuar në pranga 28 persona të akuzuar për mashtrime kompjuterike në fushën e call centerave. Për 34 të tjerë si operatorë të tyre është vendosur hetimi në gjendje të lirë.
Kompania BLUENERGYCALL SHPK e cila ushtronte aktivitetin e saj në Shqipëri që në vitin 2018, dyshohet sipas hetimeve se ka mashtruar rreth 2 mije shtetas kryesisht shtetas gjermanë me një shumë në total prej 5 milion euro.



