Gjykata e Posaçme lë në burg katër zyrtarë të Bashkisë Dimal

Gjykata e Posaçme lë në burg katër zyrtarë të Bashkisë Dimal

Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal të arrestuar pak ditë më parë, janë lënë në masë sigurie “Arrest me burg”, ndërsa dy të tjerë u lanë në një masë sigurie më të butë, “Arrest në shtëpi”. Seanca është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, ndërsa në burg do të qëndrojë Drejtori i Zyrës së Urbanistikës, Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve në Bashkinë Dimal, si dhe administratori dhe inxhinieri i një kompanie private.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza e “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se hetimet nisën në nëntor të vitit 2020 pas denoncimit të një qytetari që iu prish një biznes privat nga bashkia me pretendimin se do të ngrihej një lulishte, por në të njëjtin vend u ngrit një tjetër biznes nga një shtetas me të cilin kallëzuesi kishte një konflikt pronësie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy