Tërheqjen e biznesmenit Klodian Allajbeu nga kërkesa e depozituar në gjykatë për kthim provash të sekuestruar nga SPAK, avokati Romeo Kara, e sheh si vendim taktik.
Duke folur për “MCN Live” ai tha se duke qenë se çështja është në hetim, nuk ka gjykatë që heq dorë nga sekuestrimi i provave.
Sipas tij, duke e ditur se një kërkesë e tillë do të ndikojë keq në gjykatë, janë tërhequr nga kërkesa.
SPAK nuk është se i nis hetimet me urdhër të gjykatës, e njeh procedura, kur do të mbyllë një çështje të caktuar, mund të rikthehet çështja për hetim, apo në gjendjen që është për momentin mund të kalojë për hetim. SPAK e nis vetë hetimin dhe kryesisht.
Do të kenë vënë në sekuestrim një sërë dokumentesh apo provash që i shërbejnë hetimit. Duke qenë se çështja është në hetim, nuk ka gjykatë që heq dorë nga sekuestrimi i provave.
Në mënyrë taktike janë tërhequr nga kërkesa për heqjen e sekuestros dhe nëse një nga provat është marrë në mënyrë të paligjshme, do e godasin nesër paligjshmërinë e marrjes së provës. E kanë ditur që është një hap fals dhe mund të ndikojë për keq në gjykatë.
Edhe këtu do të kemi për një kohë të gjatë prova të sekuestruara, deri sa të mbarojë hetimi. Çdo person mund të jetë në fokusin e SPAK, askush nuk është i përjashtuar.



